Politike
Kulluri: Nacionalizmi është streha e fundit e burrave jo të mirë
Zyrtari i lartë i PD-së, Edvin Kulluri, bëri një analizë edhe të zhvillimeve në rajon duke u për qëndruar tek ato në Maqedoninë e veriut. Sipas tij, Ballkani nuk ka përse prodhon nacionalizma, të cilat japin idenë e një rajoni ende problematik, pasi nacionalizmi është streha e fundit e burrave jo të mirë.
Sipas tij, nacionalizimi dhe retorika nacionaliste nuk i bën mirë Ballkanit.
“Në këtë situatë përballje lindje- perëndim dhe demokraci- autoritarizëm, na nxjerr si rajon konfliktual. Faktori shqiptar nuk ka pse të rreshtohet pas nacionalizimit, duhet të jetë vetëm në aleancë me perëndimin. Mitingu i i Athinës nuk i shërben qetësimit. Rusia po trazon jo pak ujëra në Ballkan. Kurti ka luajtur rol negativ në Maqedoninë e Veriut. Kurti nuk mund të mbështesë parti që rreshtohen në krah të partive nacionaliste, që nuk kanë dashur integrimin në BE. Edhe Presidentja e re eci në këtë logjik. Vajtja e Metës në Shkup ishte shumë gabim. Gruevksi dihet që është anti perëndimor. Interesat e vogla politike të politikanëve shqiptar nuk duhet të cenojnë interesat kombëtare shqiptare. Nacionalizimi është streha e fundit e burrave jo të mirë, nuk po them e maskarenjve.”, tha Kulluri.