DOSSIER
Lef Lekaj, kompozitori i ‘Qingjit të vogël’, me pranga në duar, arratisja dhe si fjeti në një varr të hapur
Nga Admrina Peçi
4 korriku i vitit 1979 ka lënë një shenjë të thellë në kujtesën e qytetit të Kuçovës. Pas një mbledhjeje demaskuese, mes shumë kolegëve e bashkëqytetarëve të tij, ishte arrestuar kompozitori dhe poeti i njohur Zef Lekaj.
Në atë qytet ai kishte sjellë në mesin e viteve ’60-të, frymën artistike të vendlindjes së tij Shkodrës, që artin e kishte në ADN, kishte sjellë shpirtin e tij, dijet dhe përvojat e tij jetësore, punën e palodhur dhe frytet e frymëzimeve të tij artistike.
Prej vitesh këngët e tij kishin ushqyet shpirtin e atij qyteti të vogël por kishin ngritur peshë edhe zemrat e gjithë publikut shqiptar.
Sot ato këngë janë pjesë e fondit të artë të muzikës shqiptare… kush nuk e kujton këngën “Qingji i vogël”. Atë ditë të fillim korrikut të vitit 1979, autori i Qingjit të vogël, ishte vënë në pranga me akuza absurde, tre ditë para se të dilte në pension.
https://www.youtube.com/watch?v=rhMJrsx34xc&t=8s