Aktualitet
Përfshihet nga flakët spitali i Shkodrës, pacientët të panikosur
Spitali i Shkodrës është përfshirë sërish nga flakët pasditen e sotme. Flakët kanë përfshirë katin nëntokë të spitalit duke sjellë panik te pacientët.
Zjarri ka përfshirë dhomat ku ndodhet farmacia e spitalit.
Edhe në muajin janar, një zjarr masiv përfshiu spitalin e Shkodrës por deri me sot nuk janë zbuluar arsyet.