Connect with us

Kosova

Qeveria Kurti s’mund të bëjë ç’të dojë, të rishqyrtohen vendimet për të evituar ngecjet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, C, ka kërkuar që Kosova duhet të marrë parasysh shqetësimet e tyre në rast se dëshiron vazhdimin e përkrahjes së SHBA-së.

Hovenier, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se nëse Kosova vazhdon të hezitoj për t’i përmbushur kërkesat e SHBA-ve, do të ketë ngecje dhe pasoja.

“Kosova mund të përparojë vetëm me ne, dhe me ne nënkupton se duhet të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve tona. Nëse Kosova përmbush detyrimet e saj, do të avancojë. Nëse heziton t’i përmbushë detyrimet, do të ngecet. Rruga e Kosovës drejt së ardhmes është përmes zbatimit të këtyre detyrimeve” – deklaroi ambasadori amerikan duke shtuar se “Kërkesat që po i parashtrojmë Kosovës për të përmbushur detyrimet nga Marrëveshja bazë, janë në dobi të Kosovës, e ndihmojnë shtetin të jetë më efikas dhe më i përgjegjshëm ndaj shqetësimeve të një pjese të qytetarëve të saj”- ka thënë Howenier.

Ai ka deklaruar se s’beson se do të ketë një moment kur amerikanët s’do të mbështesin njerëzit dhe projektet e Kosovës. Por, që kjo sipas tij nuk e lejon një Qeveri të bëjë atë që dëshiron.

“Thuhet se Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, por mendoj se edhe Shtetet e Bashkuara janë vendi më pro-Kosovë në botë. Por kjo nuk do të thotë se një qeveri e caktuar mund të bëjë ç’të dojë. Nuk do të thotë se një qeveri e caktuar mund të marrë vendime politike për të cilat ne besojmë që minojnë atë që po mundohemi ta arrijmë bashkë, që është integrimi në strukturat evropiane dhe euroatlantike, afrimi drejt anëtarësimit në BE, anëtarësimit në NATO, anëtarësimit në Këshillin e Evropës” – potencoi ambasadori teksa dhe ka vlerësuar se ndonëse ka pasur sfida të shumta në raportet mes Kosovës edhe SHBA-së, të shumta kanë qenë edhe bashkëpunimet.

“Nuk është sekret, as mister nuk është. Jemi përballur me sfida me disa nga vendimet politike të qeverisë Kurti. Kam folur shumë për këtë çështje. Por kemi edhe disa fusha tjera të rëndësishme bashkëpunimi. Kemi punuar shumë në aspektin e energjisë. Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me çështjen se cila është mënyra më e mirë për ta përmbushur vizionin e një shteti multietnik, si t’i mbrojmë sa më mirë komunitetet pakicë në Kosovë dhe si t’u japim përgjigjen më të mirë shqetësimeve të tyre” – theksoi Howenier

Advertisement