Connect with us

Politike

Protesta kombëtare e opozitës, Luçiano Boçi zbulon 3 kërkesat

Partia Demokratike vendosi të thërrasë një protestë kombëtare më 12 korrik, ora 20:00 para Kryeministrisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ndërsa nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi, tha në një reagim për mediat se pika e parë e mbajtjes së kësaj proteste është liri për liderin e opozitës.

“Liri për liderin e opozitës, kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Shqipëria është i vetmi vend që mban të burgosur liderin e opozitës, pa fakte, pa akuzë, vetëm me urdhër politik”, tha Boçi, duke e renditur këtë si arsyen e parë sepse opozita do të protestojë.

Në vijim ai renditi si pikë të dytë krijimin e një qeverie teknike, pasi siç u shpreh Boçi, Edi Rama përdor skalionet e krimit, skalionet e administratës, skalionet e kriminalizuara të Policisë, vetëm për të mbledhur votat dhe mbajtur pushtetin, duke theksuar se me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Dhe në këtë kuadër, Boçi ka ripërsëritur kërkesën se e vetmja që mund të garantojë zgjedhjet e lira është Qeveria teknike.

Gjithashtu nënkryetari i PD-së tha se protesta është hapja e siparit të fitores së PD-së në zgjedhjet e ardhshme, rruga e bashkimit të të gjithë demokratë, rruga e bashkimit të spektrit opozitar, si dhe  rruga që do të sjellë ndryshimin që qytetarët e kërkojnë dhe ndërkombëtaret e presin

Advertisement