Connect with us

Sport

“Ylli” argjentinas zbarkon në “Olimpico”, te Roma mbërrin Matias Soule

Do të ndryshojë padyshim lojën e “Verdhekuqve”.Ashtu siç pritej, pasditen e kësaj të marte, Roma ka prezantuar transferim e dytë të madh për këtë merkato vere, teksa në “Stadio Olimpico” ka zbarkuar “diamanti” argjentinas, Matias Soule, për kartonin e të cilit do të derdhen në arkat e Juventus afro 30 milionë euro.Shumë fikse për “yllin”, 21-vjeçar, “Ujkonjat” kanë paguar 26 milionë euro, shumë që do t’i bashkangjiten edhe 4 milionë euro të tjera në bazë të performancave e në rast rishitjeje të lojtarit, “Zonja e Vjetër” do të përfitojë 10 përqind të shumës.Sa i përket kontratës personale, Soule ka nënshkruar me “Verdhekuqtë” një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon, pa llogaritur këtu bonuset.Talenti argjentinas pritet të jetë një ndër “yjet” e sezonit të ri, te Roma, ku së bashku me “yllin” tjetër të Kombëtares “albiceleste”, Paulo Dybala garantojnë rrezik të lartë, për prapvijat e skuadrave kundërshtare.

Advertisement