Lifestyle
Kafsha më besnike në botë..dhe jo nuk është ajo që mendoni
Nga të gjitha krijesat e detit, delfini konsiderohet si krijesa më besnike. Ështe filmuar një rast i rallë ku një peshkatar ka shpetuar krijesën e mrekullueshme dhe më pas kjo krijesë çdo ditë në të njëjtën orë afrohej pranë varkës dhe notonte me të.
Delfinët njihen për aftesinë e tyre magjepsëse për të komunikuar me valë.Disa fakte për to:
- Shumica e delfinëve jetojnë gjatë. Lloji më i njohur, Tursiops (Bottlenose), e ka një jetëgjatësi mesatare deri në 40 vjet, ndërsa disa orka jetojnë deri në 80 vjet.
- Delfinët nuk mund të marrin frymë në mënyrë automatike. Prandaj, gjatë fjetjes një pjesë e trurit të tyre është e zgjuar, përderisa pjesa tjetër pushon, dhe më pas pjesa e dytë zgjohet, ndërsa pjesa e parë flenë. Delfinët i kalojnë rreth 8 orë në ditë në këtë gjendje, gjë që ua mundëson që në mënyrë të vetëdijshme të kontrollojnë frymëmarrjen dhe që kohë pas kohe të dalin në sipërfaqe për të thithur ajër.
- Për të shmangur pengesat dhe për të gjetur ushqim, delfinët nuk i përdorin vetëm sytë, por edhe ekolokacionin (një aftësi e ngjashme me radarët sonar).
- Emri delfin rrjedh nga gjuha greke “delphis”, që në përkthim do të thotë “peshku me mitër”.
- Romakët e vjetër dikur i përdornin delfinët si ndihmës në peshkim. Ata i stërvitnin delfinët për t’i shtyrë peshqit më të vegjël drejt tyre, pas grumbullimit të një tufe të madhe të peshqve në një vend, delfinët do t’u sinjalizonin peshkatarëve që ishte koha për t’i hedhur rrjetat e tyre. Edhe sot e kësaj dite, në disa pjesë të Santa Caterina në Brazil, peshkohet në këtë mënyrë.