Aktualitet
FOTO/ Qytetarët përplasen me policinë në Thumanë-Kashar, bllokojnë rrugën në dy krahët
Ka nisur protesta e banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës, të cilët kërkojnë hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar. Ditën e sotme protesta zhvillohet te ish- rreth rrotullimi Thumanë, ndërsa në zonë shihen forca të shumta sigurie dhe fugona policie.
Në protestat e shkuara ka patur përplasje mes policisë dhe banorëve, pasi këta të fundit kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në autostradë. Banorët e zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë ripërsëritur kërkesën e tyre për të pasur akses në autostradën e re. Ata kërkojnë nga institucionet që të marrin masa dhe tu krijohet aksesi, pasi autostrada e re ka kthyer në një aks të “vdekur” rrugën e vjetër dhe si pasojë po ju falimentojnë edhe bizneset Por deri më tani qytetarët nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.