Connect with us

Aktualitet

Zjarri i fuqishëm në Finiq, Ministria e Mbrojtjes: Pas një punë të pandërprerë janë shuar vatrat e zjarrit, po i mbajmë në monitorim

Një zjarr i madh përfshiu ditën e djeshme parkun arkeologjik të Finiqit.

Në një komunikim për publikun ministri Vengu tha dje se që prej mesditës ka pasur një situatë problematike në rrafshin e kodrave që ndan dy bashkitë, por bashkërendimi i forcave të shumta bëri të mundur shuarjen e një pjese të madhe të vatrave.

Sipas ministrit, “u bë e mundur ruajtja dhe mbrojtja e të gjithë pasurisë kulturore në park, pjesa e bazilikës, thesarit të vjetër sikundër edhe amfiteatrit”.

Ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas një pune të pandërprerë gjatë natës nga forcat operacionale nga bashkitë Finiq, Delvinë, Himarë, Sarandë, Konispol e Dropull, mbështetur nga 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar, është bërë e mundur shuarja e zjarreve në Finiq dhe Delvinë.

Ndërkohë situata po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

Advertisement