Connect with us

Aktualitet

Bie në pranga 28-vjeçari dhe dy grekë, i riu shiste drogë në zona të ndryshme të Sarandës

Tre persona kanë rënë në pranga në Sarandë.Një 28-vjeçar u arrestua pasi shiste doza cannabisi në qytetin e Sarandës Në pranga ranë edhe 2 shtetas grekë që u kapën në flagrancë me doza cannabisi, që dyshohet se ia kishin blerë 28-vjeçarit.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli,” pasi siguruan informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Parts 23,” si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit L. S., 28 vjeç, banues në Sarandë, E. S., 22 vjeç dhe G. D., 22 vjeç, të dy banues në Greqi.Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre tre shtetasve dhe kontrollit në banesën e shtetasit L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi L. S., pasi siguronte lëndë narkotike cannabis, e ndante në doza të cilat i shiste në zona të ndryshme në qytet.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement