Connect with us

Kronike

Kaos në mes të ditës, qëllohet me armë turistja e cila po lëvizte me makinë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diele, teksa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në aksin e rrugës Fushë Krujë-Milot.

Raportohet se automjeti drejtohej nga nje shtetase e huaj e cila nuk është dëmtuar nga të shtënat.

Nuk dihet ende se kush ka qenë në makinë me shtetasen e huaj, identiteti i së cilës nuk është bërë ende i ditur.

Janë të paqarta rrethanat dhe qëllimi i kësaj ngjarje për të cilën pritet njoftimi zyrtar i policisë.

Advertisement