Connect with us

Aktualitet

Zjarret masive, shuhen flakët që kishin “pushtuar” malin mbi fshatin Labovë

Një zjarr masiv përfshiu një zonë malore mbi fshatin Labovë të Gjirokastrës. Momentalisht bëhet me dije se gjatë natës ekipet zjarrfikëse arritën të venë nën kontroll vatrat në këtë zonë. Lidhur me rastin mësohet se një grup prej 11 forcash të repartit zjarrfikës dhe 6 punonjës mbështetës u nisën për të ndërhyrë në mal.

Po ashtu mësohet se zjarrfikësit konstatuan disa vatra zjarri dhe ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për izolimin deri në shuarjen e plotë.

Advertisement