Connect with us

Aktualitet

Eva Buzo përfundon me sukses sfidën përshkon me not brigjet detare nga Italia në Shqipëri

Notarja shqiptare Eva Buzo ka mbërritur sot ne not në orën 5:00 në brigjet e Shqipërisë

Raportohet se ajo notoi për 35 orë dhe 17 minuta nga shkëmbijët e San Fokës tek Shkëmbi i Evës në Karaburun.

lajm ne perditesim…

Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 35 oresh e 17 min dhe 92 km nga brigjet e Leces, ( San Focca) deri ne Gadishullin e Karaburunit , ku dhe ka prekur tokën Shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës.

Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare pasi vitin e kaluar ajo e nderpreu sfiden në mes për shkak të komplikacioneve, sot e përfundoi rrugëtimin e saj me sukses, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.

Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh. Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasi për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Ndërkohë raportohet se gjendja e saj është shumë e mirë.

Advertisement