Connect with us

Lifestyle

Vdekjet nga nxehtësia në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit

Deri në fund të shekullit, vdekjet nga nxehtësia në Evropë mund të trefishohen. Kjo është ajo që del nga një studim i udhëhequr nga Qendra e Përbashkët Kërkimore në Komisionin Evropian.

Rritje eksponenciale të viktimave shënojnë vendet e Evropës Jugore, të cilat sërish këtë verë janë përballur me valë të nxehta anormale dhe të zgjatura si Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia.

Hulumtimet tregojnë se nxehtësia është shumë më e rrezikshme se i ftohti ekstrem, i cili aktualisht ka më shumë viktima. Rritja progresive e temperaturave do të zvogëlojë numrin e vdekjeve të shkaktuara nga ngrica, megjithëse pak, por do t’i ekspozojë të moshuarit – të cilët janë shumë të cenueshëm – ndaj rreziqeve më të mëdha.

Valët e të nxehtit mund të vrasin deri në 129,000 njerëz në vit në Evropë, krahasuar me 44,000 aktuale, dhe numri vjetor i vdekjeve nga të ftohtit dhe nxehtësia mund të arrijë në 450,000 në vitin 2100.

Advertisement