Connect with us

Sport

Zi në familjen e Sylvinhos, trajneri i kombëtares së futbollit udhëton drejt Brazilit

Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho ka humbur nënën e tij. Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllimet për brazilianin, ndërsa vetë Sylvinho ka udhëtuar direkt drejtvelindjes për të qenë pranë familjes në këtë moment të vështirë.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo.

Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Silvinjo ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinjos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta.
U prehtë në paqe!”-shkruan presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Advertisement