Connect with us

Sport

Liga e Europës, ja çfarë duhet të dini për formatin e ri

Epokë e re për Europa League, me një format të ri të zgjeruar dhe tani, në vitin e 16-të që nga ribrendimi, kompeticioni evropian do të përfundojë më 21 maj 2025. Ja gjithçka që duhet të dini përpara turneut. Faza e kampionatit të Europa League do të nisë më 25 shtator dhe do të zëvendësojë fazën tradicionale të grupeve.Në vend të tetë grupeve me nga katër, të 36 ekipet do të marrin pjesë në një grup të vetëm, të zgjeruar të stilit të kampionatit. Megjithatë, ata do të luajnë tetë ndeshje, të cilat do të hidhen në mënyrë të rastësishme para ndeshjeve të xhiros së parëKatër prej tyre do të luhen në shtëpi dhe katër jashtë. Shorti i fazës së grupeve do të hidhet sot në orën 13:00 në Monte Karlo dhe që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH.

Të kualifikuar pas play-off-eve: Ajax, Besiktas, RFS, Ludogorets, Elfsborg, Anderlecht, Steaua Bukuresht, Viktoria Plzen, Borac Banja Luka, Braga, PAOK, Maccabi Tel Aviv, Ferencvaros

Vazo 1: Roma, Lazio, A Manchester United, Rangers, Eintracht, Tottenham dhe Slavia Prague.

Vazo 2: Real Sociedad, AZ Alkmaar, Braga, Olympiakos, Olympique Lyon, PAOK, Fenerbahce, Maccabi Tel Aviv dhe Ferencvaros.

Vazo 3: Qarabag, Galatasaray, Viktoria Plzen, Bodo/Glimt, Union St. Gilloise, Dinamo Kiev, Ludogorets, Midtjylland dhe Malmo.

Vazo 4: Nice, Athletic Bilbao, Anderlecht, Hoffenheim, Tëente, Besiktas, Steaua Bukuresht, RFS Riga dhe Elfsborg.

Advertisement