Connect with us

Aktualitet

Çfarë po ndodh me opozitën? Zekthi zbulon detajet: PD e Berishës nuk garon për pushtet

Analisti Fitim Zekthi, në një intervistë në një emision televiziv komentoi gjendjen aktuale të opozitës në vend.

Zekthi tha se Enkelejd Alibeaj mund të formojë një parti të re. Ai tha se Alibeaj e Basha janë në kaos. Sipas Zekthit, edhe PD e Berishës nuk garon për pushtet, por për të pasur një grupim politik në parlament.

“Grupi iAlibeajt janë në kaos dhe të dobët dhe po përpiqen të mbajnë gjallë një lloj fuqie. Alibeaj mund të krijojë parti të re. I shoh në vështirësi të mëdha. Nëse shohim të gjithë politikën, PS dhe PD janë të forta dhe duan të dominojnë jetën politike dhe të tjerët janë të dobët. Nuk e di sesi do të zgjidhet. Shpresa e vetme është që SPAK do shkallmojë PS e PD.

I shoh jo shumë të kthjellët. Unë jam për qëndrime të kthjellta e luftarake, për të mbrojtur ato ide që ti i mendon. PD e Berishës është subjekt që nuk garon për pushtet. Ata janë një grupim politik, që janë të izoluar ndërkombëtarisht, godasin SPAK. Kanë krijuar narracion të papëlqyeshëm, janë të paaftë të shohin problemin që kanë, nuk arrijnë ta shikojnë këtë. Kanë ide antipolitike, që do i marrë në qafë ata dhe do bëjë që Edi Rama të fitojë një mandat tjetër dhe është diçka e keqe për vendin. Me këtë opozitë, Rama fatkeqësisht fiton sërish”, tha Zekthi.

Duke folur për marrëveshjen PS-PD për Reformën Zgjedhore, Zekthi theksoi se kjo marrëveshje është në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

“Shqiptarët duhet të zgjedhin deputetët. Reforma Zgjedhore e miratuar është një marrëveshje që iu leverdis dy partive të mëdha. Produkti dëshmon një marrëveshje. Marrëveshja iu intereson qytetarëve. PD ka interes që të krijojë një grup parlamentar solid. 2/3 e deputetëve zgjidhen nga Berisha e Rama. PD nuk fiton asgjë nga kjo marrëveshje, por lidershipi i PD fiton duke ndjekur këtë agjendë, atë që dëshiron. Partitë e vogla humbin nga Kodi Zgjedhor. Rama përdor shtetin, përdor paratë e korrupsionit dhe prandaj fiton. Humbësit më të mëdhenj janë shqiptarët, nuk ka rëndësi fati politik i Berishës, Bashës apo Ramës’, u shpreh Zekthi.

Advertisement