Kosova
Shqetësime për …/ Eksperti amerikan tregon pse SHBA është kundër hapjes së urës së Ibrit tani
Profesori për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, duke analizuar vizitën e drejtorit të CIA-s William Burns, javën e kaluar në Ballkan, tha se ajo kishte për qëllim forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Vizita gjithashtu nënvizon lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme midis dy vendeve dhe paraqet një mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin strategjik, veçanërisht në fushat e paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin” – deklaroi Ben-Meir.
Sipas analistit të Ballkanit, shefi i CIA-s gjatë vizitës adresoi edhe çështjen e hapjes së urës së Ibrit, për të cilën po insistion Qeveria e Kosovës. Ai ka thënë se SHBA, është e shqetësuar për “veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës” si dhe aktivitetet ruse në Ballkan, te cilat Uashingtoni i konsideron si destabilizuese.
“Burns theksoi gjithashtu sfidat, me të cilat po përballet SHBA dhe përsëriti përkushtimin e saj për të kundërshtuar ndikimin rus dhe mbështetjen e pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës dhe shteteve të tjera të Ballkanit”- ka theksuar Alon Ben-Meir duke shtuar se vizita e drejtorit të CIA-s “ishte një mundësi fort e mirë për të biseduar një gamë të gjerë temash dhe për të thelluar e avancuar bashkëpunimin strategjik, në shërbim të paqes demokratike dhe sigurisë euro-atlantike në rajon e më gjerë”.
“Kosova është shembull suksesi i demokracisë zhvillimore, ku anti-korrupsioni është bërë rritje ekonomike, kurse qeverisja e mirë është bërë mirëqenie shoqërore. E njoftova Burns me progresin e vendit tonë, të cilin e ruajmë dhe mbrojmë teksa e ngremë më tej dhe shtojmë. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu po menaxhon sfidat e brendshme të sigurisë suksesshëm, e drejtuar nga forca e ligjit të drejtë me institucione e mekanizma të shtetit tonë demokratik”, ka shkruar ate kohe Albin Kurti në Facebook.