Connect with us

Kosova

AFATI 1 JAVE, pastaj goditje për nokaut/ Sarrazin flet për armët e futura në veri

“Armë në Veri të Kosovës ka akoma, ashtu siç ka pasur edhe më herët” – ka deklaruar i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, derisa ka folur për arsyetimin e Qeverisë Kurti për bllokimin e disa importeve nga Serbia, duke përdorur si argument çështjen e sigurisë dhe ndalimin eventual të futjes së armëve përmes këtyre importeve.

Sarrazin pohoi se Qeveria e Kosovës ka pranuar që në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) të përfaqësohet vetëm me emrin “Kosovo” dhe me fusnotë, pa Republikë, por megjithatë nuk po pranon që të heq bllokadën për disa produkte që vijnë nga Serbia.

Gjermani ka thënë se nuk pajtohet që kjo masë i ndihmon situatës së sigurisë, meqë siç i kanë thënë atij burimet gjermane në Kosovë, numri i armëve në Veri vazhdon të jetë i njëjtë.

Sarrazin, kur u pyet se çfarë saktësisht po i thotë kryeministri Albin Kurti në takimet e përbashkëta, tregoi se eshte i habitur se si “arsyetimi i qeverisë së Kosovë po ndryshon cdo javë”.

“Ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet e sigurisë, por më duhet të them se kjo ndalesë e tregtisë nuk është duke ndihmuar aspak në aspektin e sigurisë. Nuk e kuptoj pse disa mallra po lejohen e disa jo. A mendoni se në disa lëndë të para nuk mund të fshihen armë, kurse ne disa te tjera Jo?”, deklaroi Sarrazin, duka shtuar se ka tashmë “më tepër se një vit pune” për të arritur pajtimin qe nuk po ndodhë, edhe për faktin se, siç tha ai, kushtëzimet e Kosovës “vazhdimisht po ndryshojnë”.

Advertisement