Connect with us

Kosova

Vuçiç përdor armatimin për të blerë ndikim ndërkombëtar, në dëm të qytetarëve të Serbisë

“Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku marrëdhëniet janë komplekse, shpesh artificialisht krijohen intoleranca dhe inskenohen marrëdhënie të këqija për të larguar vëmendjen nga çështjet e përditshme politike që janë me rëndësi jetike” – keshtu ka vleresuar ne nje interviste per median serbe Dana, Josip Juratovic, anëtar i Bundestag-ut gjerman

Ai u shpreh se shembulli më i mirë për këtë është presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, i cili përdor manipulimin emocional për të mbuluar dështimet në politikën e brendshme.

Kur bëhet fjalë për blerjen e avioneve franceze nga ana e Serbisë dhe Kroacisë, ai theksoi se kjo tregon per nje ndryshim te qendrimit te Europes,   në lidhje me kërcënimin serioz për paqen dhe stabilitetin e të gjithë rajonit, i shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës.

Gjithashtu duke komentuar viziten e shefit të CIA-s, William Burns ne Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë, Juratović beson se vendet e Ballkanit, përfshirë Serbinë, duhet të kuptojnë se roli i tyre në skenën globale nuk ka më rëndësinë që kishte dikur.

“Vuçic me siguri mendon se Serbia mund të trashëgojë rolin e dikurshëm të ish-Jugosllavisë, duke u përpjekur të ulet në më shumë karrige. Ai ka krijuar iluzionin e rolit të rëndësishëm ndërkombëtar të Serbisë, ndërsa në fakt me levizjet e tij thjesht po blen pushtet, por qytetarët e Serbisë do ta paguajnë shtrenjtë” –  theksoi Juratovic.

Sipas tij, me tregtine e armeve, Serbia ose po përgatitet të anëtarësohet në NATO, gjë që do të kontribuonte ndjeshëm në paqen dhe sigurinë në rajon, ose Aleksander Vuçic po përdor armatimin për të blerë ndikim ndërkombëtar.

Advertisement