Kosova
Akademiku serb godet dyshen Vuçiç-Dodik/ Serbët e Kosovës u braktisën nga autoritetet serbe
Serbët në Kosovë mbeten të zhveshur dhe të braktisur nga autoritetet serbe. Kështu ka vlerësuar akademiku dhe shkrimtari serb Ljubomir Simovic, I cili iu bashkua figurave të tjera publike jopartiake ne Serbi në themelimin e organizates ProGlas me qëllim që të zvogëlohej jo zyrtarisht madhësia e partisë më të madhe në Serbi (SNS), asaj të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Në një intervistë për ‘Radar’, ai ka thënë se deklarata e të ashtuquajturit parlamenti gjithëserb është tallje e presidentit ndaj serbëve që jetojnë jashtë Serbisë.
“Ata miratuan Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmes së përbashkët të popullit serb. Për një të ardhme të përbashkët, në një kohë kur serbët në Kosovë mbeten të zhveshur dhe të braktisur nga autoritetet serbe” – ka thënë akademiku serb.
Në një pyetje, mediumi serb Radar aludoi se blerjet e fundit të armatimit e aeroplanëve luftarakë dhe rikthimi i detyrueshëm i shërbimit ushtarak të çon të mendosh se Serbia po përgatitet për një betejë të re në Kosovë, akademiku e interpretoi ndryshe dhe vlerësoi se Vuciq ka vepruar njëjtë edhe në një luftë tjetër të para pak viteve, atë me Covidin.