Connect with us

Sport

Lazio përmbys Empolin, Ismajli më i miri! Në fushë Roma dhe Milan

Serie A e futbollit në Itali është në raundin e shtatë. Kjo e diel sportive nisi në orën 12:30, me Juventusin që u ndal në barazim 1-1 nga Cagliari. Në ‘Olimpico’, Lazio përmbysi 2-1 Empolin, teksa për miqtë me notën 7.4 Ardian Ismajli ishte më i miri në fushë. Në program për sot spikasin edhe Monza – Roma dhe Fiorentina – Milan.

Në ‘Allianz Stadium’ Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Cagliarit. Një sfidë që “Zonja” kishte mundësi ta mbyllte me golin e dytë, por kur nuk shënon do pësosh. Pas vetëm 15 minutave lojë Vlahovic ktheu në gol një penallti për Juven, që pa të kontrollonte lojën. Në të 78 minutë sërish Vlahovic kishte mundësinë për golin e dytë, por i vetëm dhe me portën bosh gaboi nga 6 metra largësi duke e goditur topin jashtë.

Në vijimin e minutave të fundit, një aksion pa shumë pretendime për miqtë pa Douglas Luiz të bënte një ndërhyrje naive në zonë, me arbitrin që pas konsultës me VAR akordoi 11 metërsh për Cagliarin, që u kthye në gol nga Marin.

Aksioni pasardhës pa një top të gjatë për Juven, që u kontrollua bukur nga Conceicao, i cili u fut në zonë dhe u rrëzua. Për arbitrin ishte simulim dhe i dyti i verdhë, teksa Juve mbeti me një lojtar më pak. Më pas Cagliari goditi shtyllën, gjë që e bëri edhe Fagioli për Juven. Në fund 1-1 dhe Juventusi pëson golin e parë këtë sezon në Serie A, duke qenë Cagliari që e ndëshkon pas plot 628 minutash.

Advertisement