Connect with us

Kosova

Gent Cakaj shpallet ‘qytetar nderi’ i Bujanocit

Kuvendi Komunal në Bujanoc, i përkrahur nga iniciativa e 26 këshilltarëve shqiptarë, shpallën sot “Qytetar Nderi të Bujanocit” Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Kryetari i Kuvendit Komunal, Enver Ramadani, ka lexuar iniciativën në fjalë, pas së cilës ka pasuar duartrokitje dhe ngritje në këmbë në shenjë respekti për Kryediplomatin Gent Cakaj.

“Sot është një ditë e shenjuar për të gjithë qytetarët e Bujanocit. Mbështetja e tij e pashoqe për komunën e Bujanocit dhe qytetarët e saj në fusha të ndryshme dhe bashkëjetësimin e vlerave pro-evropiane e bëjnë ‘Qytetar Nderi’ për nderin dhe respektin që i kushtoi një komune të vogël e krejt të harruar nga gjithë ata që kishin obligime institucionale për ta mbështetur. Duke pasur parasysh angazhimin dhe përpjekjet e tij për të përmirësuar situatën ekonomike në komunën tonë, bashkëpunimin e pakushtëzuar në të gjitha fushat e tjera, besoj dhe jam i bindur se Ministri Gent Cakaj është i denjë të jetë mbajtës i titullit ‘Qytetar Nderi’ i Komunës së Bujanocit. Duke nderuar personalitetet e profilit të lartë siç është Ministri Gent Cakaj ne i ndërlidhim ata më shumë e më fort me qytetin dhe bashkëqytetarët tanë. Prandaj në emër të të gjithë këshilltarëve të nënshkruar në iniciativë, në emrin tim personal dhe në cilësinë e kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit ju ftoj që ta mbështesni dhe përkrahni këtë iniciativë dhe votoni këtë Propozim- Vendim” – u shpreh Ramadani në fjalën e mbajtur.

Pas vendimit të sotëm të Kuvendit Komunal të Bujanocit, Ministria Serbe e Pushtetit Lokal duhet t’i japë dritën jeshile zyrtarizimit të kryediplomatit shqiptar, si qytetar nderi i kësaj komune.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

 

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *