Aktualitet
THE MISS GLOBE 2024 EKSKLUZIVISHT NË TRING
Top eventi botëror i bukurisë sërish në Shqipëri për edicionin e 21-të. THE MISS GLOBE 2024, kompeticioni më prestigjioz i bukurisë, do të transmetohet ekskluzivisht në TRING SHQIP, duke nisur me puntatat speciale “Në Pritje të The Miss Globe 2024” deri te finalja e shumëpritur e 15 TETORIT, në një transmetim të drejtpërdrejtë që fillon në orën 21:00 dhe vijon deri në kurorëzimin e më të bukurës së botës.
Ashtu si 20 kurorat e fituara në këto vite, të përcjella në 5 kontinente, edhe këtë edicion pritet një garë e fortë mes 58 princeshave, për të shpallur mbretëreshën e globit për vitin 2024, në një mbrëmje të magjishme spektakli live.Në kujdesin e producentit të suksesshëm Petri Bozo dhe ekipit të madh të profesionistëve që punojnë për këtë megaproduksion, gara më e madhe botërore e bukurisë, në edicionin e 21-të, ekskluzivisht në Shqipëri dhe në Tring.
E teksa numërimi mbrapsht për mbrëmjen e madhe gala ka nisur, të bukurat e globit, në një talk show të moderuar nga Gerta Heta, në ambientet e mrekullueshme të Melia Durrës, ndajnë histori personale, eksperienca dhe kauza sociale, që personifikojnë secilën prej tyre. Rrëfime e biseda përmes të cilave do të mësojmë t’i njohim më mirë, t’i shohim ato përtej bukurisë si dukuri thjesht fizike. Dhe, bashkë me to, të përjetojmë në udhëtim mes traditash e kulturash në disa prej më të bukurave treva shqiptare.
Nga 10 deri 14 tetori, çdo mbrëmje në orën 21:00, “Në pritje të The Miss Globe 2024” vjen si ekskluzivitet vetëm në ekranin e Tring Shqip.
Për t’i lënë më pas vendin shfaqjes madhështore të datës 15 tetor, moderimi i së cilës i është besuar Eva Muratit dhe Alban Xhihanit.
The Miss Globe, përpos të qenit eventi më prestigjioz i bukurisë në mbarë botën, është një event me shumë rëndësi edhe për Shqipërinë artistike.
Ndaj, emocione të bukura dhe shumë surpriza na presin.Welcome THE MISS GLOBE 2024, ekskluzivisht në TRING!