Aktualitet
Andi Bushati: Kush kruhet me Ramën, ai të heq qafe, zhduku Vis Martinajn
Andi Bushati thotë se fjalët e Sokol Ballës ndaj Gazment Bardhit, janë një kërcënim i hapur.
Sipas tij, njëjtë si kërcënimet e Ramës ndaj Salianjit, që u pasuan me burg, edhe kërcënimet ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi u morën nga gazetari Sokol Balla.
Bushati tha se edhe pse për Vis Martinajn nuk ka fakte apo prova se çfarë ka ndodhur me fatin e tij, gazetari Balla përforcoi tezën se ai mund të jetë zhdukur nga Rama.
Kjo sipas tij është artikuluar edhe në publik më herët, se Rama ka pasur konflikte me Martinaj për çështjen e lojërave të fatit dhe disa prona të blera përrreth shtëpisë së tij në Surrel.
“Edhe kërcënimet e Salianjit me Ramën që u pasuan me burg, edhe kërcënimet për Bardhin u morën nga kolegu Balla.
U morën se ju jeni kruajtur me Ramën, që ose e keni pësuar ose do e pësoni.
Për Vis Martinajn s’ka fakte çka ndhodhur. Ka pasur një linjë që ky ka pasur konflikt me Ramën për lojërat e fatit dhe disa toka që ka blerë përrreth shtëpisë në Surrel, e Balla forcon tezën se ky mund të jetë zhdukur nga Rama.
Dëgjoj për herë të parë se fati i Vis Martinajt mund të lidhet me fatin e Ramës, duke e bërë atë një zhdukje shtetërore.
Është hera e parë që artikulohet publikisht si armiku i Edi Ramës mund të kesh fatin e Vis Martinajt.
Puna është të mos hysh te ata njerëz që të besosh se Vis Martinaj është zhdukur nga Edi Rama.
Siç thotë ky, Rama të heq qafe o vëlla, këtij i ka dalë publikisht”, tha Bushati.