Connect with us

Kosova

Kurti lëviz tanket e Vuçiçit/ Haradinaj akuzon se ai dhe presidenti serb ndihmojnë njëri-tjetrin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka distancuar Kosovën nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga SHBA-të

“Kurti nuk ka qenë asnjëherë mysafir në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të tij” – ka treguar HaradinajAi gjithashtu theksoi se qytetarët janë të vetëdijshëm për dëmet që i ka shkaktuar Kurti Kosovës dhe se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ai nuk do të ketë më mundësi të jetë në krye të qeverisë.
“Kurti dhe Vuçic kanë një marrëveshje, janë dakord dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Sa herë që Serbia lëviz trupa, kjo bëhet me ndihmën e Kurtit. Kur Vuçiq tërhiqet, Kurti lëviz. Këto janë skenarë që ne i njohim. Kjo i privon Kosovës mundësinë për të përparuar drejt Bashkimit Europian. Nuk besoj se Vuçiq ka ministër më të mirë se Kurti. Ai punon për Serbinë” – ka theksuar Haradinaj.
Ai theksoi edhe se pa anëtarësim në NATO dhe bashkëpunimin me aleatët, Kosova nuk ka të ardhme.
“Akademia e Shkencave e Serbisë thotë se do ta kthejë Kosovën nëse Kosova armiqësohet me Perëndimin dhe këtë po bën Albin Kurti, njeriu I Beogradit qe po i përkeqëson marrëdhëniet me SHBA-në. Kosova dikur merrtelëvdata, por tani është nën sanksione. Fatkeqësisht, ende ka njerëz që mendojnë se Kurti është patriot” –  ka potencuar Haradinaj.

 

Advertisement