Kosova
Frika e luftës dhe deputetët në jahte/ Lidhja e Listës Serbe me politikanët e Kosovës
Regjistrimet e bisedave dhe korrespondencave mes zyrtarëve të lartë të Listës Serbe dhe njerëzve më të afërt të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, shpalosën edhe një herë të vërtetën për bashkëpunimin e “kundërshtarëve të zemëruar” në mes të njërës prej krizave më të mëdha që ka prekur Ballkanin. Dhe duket se bashkëpunimi i qeverisë sserbe, pra përfaqësuesve të saj, me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës ka qenë shumë aktiv, ndërsa qytetarët ne veri dhe jug te lumit Iber mashtrohen me rrëfime nxitëse për hasmëri.
Prej një viti, mediat e Prishtinës kanë publikuar vazhdimisht bisedat e zyrtarëve të lartë të Listës Serbe, Slavko Simic, dhe Mimoza Kusari-Lila , kryetare e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, lider i së cilës është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Bisedat e publikuara kane hapur kutinë e Pandorës dhe kane shkaktuar “shpërthime retrogresioni” së pari në radhët e opozitës në Prishtinë, por edhe kane ngritur edhe një herë pyetjen – çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura, ndersa politikanët nga të dyja palët po trembin njerezit me luftë.
Në korrik të vitit të kaluar, si një bombë mediatike, në publikun e Kosovës jehoi një regjistrim i një bisede mes Kusari-Lila dhe Slavko Simić, mes te cileve ka nderhyre edhe kryeterroristi Milna Radoicic
Në vazhdim të bisedave të publikuara më vonë, mësohet se Kusari-Lila kishte folur pesë herë me Milan Radoiçiqin, por edhe Simic i kishte kërkuar asaj që Lista Serbe dhe Qeveria e Kosovës të kenë marrëdhënie partneriteti.
Përpjekjet për mohimin e audio regjistrimit nga ana e shefes se Vetevendosjes nuk vonuan te vinin teksa regjistrimet përfunduan në public.
Nga ana tjeter, nje foto e siguruar nga ‘KRIK’ në vitin 2019 tregon një takim të fshehtë mes biznesmenit dhe lobistit të njohur kosovar Bexhet Pacolli dhe njeriut me ndikim të nëntokës serbe, Milan Radoiçic, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Oliver Ivanovicit. Me ta ishte edhe Goran Rakic.
Siç I shpjegoi asokohe gazetarëve burimi që siguroi foton, takimi në nje jaht u zhvillua në verën e vitit 2017 dhe pak kohë më pas Pacolli bëri një kthesë befasuese – la partnerët e mëparshëm politikë, iu bashkua koalicionit të Ramush Haradinajt dhe u bë ministrit të Jashtëm.
Më pas Pacoli u mbrojt se takimi ishte aksidental.
Por edhe politikani dhe lideri i “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” Hashim Thaçi vazhdimisht i është referuar ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj si mik i Milan Radoiçicit.
“E kam takuar Radocicin teksa ishte së bashku me presidentin Hashim Thaçi në zyrën e tij. Nuk kam pse ta fsheh. Kur takoj dikë, I zgjat dorën, pse duhet ta fsheh”, ka thënë Haradinaj, duke komentuar disa nga akuzat për miqësinë e tij me Radoiçicin.