Connect with us

Aktualitet

Marklen Haka mbetet në qeli, lihet në fuqi masa e sigurisë për “të fortin” e Niklës

Marklen Haka do të vazhdojë që të qëndrojë në qeli. Në seancën e sotme, Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për të prangosurin, mbi të cilin rëndojnë disa vepra penale. Haka u vu në pranga në Nikël në shtator të këtij viti, pas një operacioni të organizuar nga Policia e Shtetit, ku edhe morën pjesë forcat speciale RENEA.

Marklen Haka i njohur si anëtar i Bandës së Niklës është arrestuar në kuadër të operacionit “Revanshi”. Haka kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh. Dyshohet se ai ka hyrë në vend ilegalisht nga Kosova. Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Haka ka qënë i shoqëruar edhe për atentatet e mëparshme ndaj Gentjan Bejtjas, i cili u vra në banesën e tij në Larushk të Fushë Krujës. Por, pas arrestimit, në Gjykatë ka mohuar përfshirjen në planet për të vrarë Durim Bamin, ndërsa ka shtuar se kurrë nuk ka pasur akses në aplikacionet e koduara, ku janë zbuluar edhe përgjimet.

Advertisement