Politike
Curri i përmend blerjet e Kryemadhit, debat i fortë me Mehmetaj: Pse telenovela po bëjmë ne këtu?
Analisti Arjan Curri debatoi me ish-deputeten e LSI, Kejdi Mehmetaj lidhur me arrestimin e Ilir Metës dhe masën detyrim paraqitjeje për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.
Mehmetaj e cilësoi procesin ndaj tyre pasi sipas saj, drejtësia është një instrument në dorën e pushtetit që e përdor për interesat e veta.
Curri ndërhyri duke lexuar një fragment nga dosja e SPAK që tregon për një blerje të Kryemadhit.
“Pse telenovela po bëjmë ne këtu, thashetheme”, tha Mehmetaj.
“Çfarë thotë SPAK për këtë blerje, thotë që ka pasur kartë të mbyllur, i ka thënë një Adriani që t’ia hapë dhe ka bërë blerje në dyqanin Ferret 12 mijë euro. Për publikun kjo ka rëndësi, sa operacione ka bërë Monika, për Metën duan të dinë tani”, u përgjigj Curri.
“Kryetari i bashkisë vazhdon na vjedh çdo ditë, pse të merremi me këta që kanë ikur”, tha Mehmetaj.
“Të mbarojmë një herë me këta, ky është plani amerikan”, ka ktheu Curri.