Politike
Ku kanë by*hë me fol ata/ Kryemadhi sulmon SPAK
Shtyhet seanca për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme. Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë përplasja e ashpër e Metës me prokurorët e SPAK. I pranishëm në seancën ndaj kreut të PL është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Mësohet se seanca do të vijojë në orën 13:30, pasi avokatët dhe të dyshuarit duan të njihen me aktet. “Pati një mashtrim të drejtpërdrejtë nga prokurropi Arben kraja kur tha se Ilir Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar arrestimin, ndërkohë që jemi dëshmitarë se u rrëmbye nga një griup banditësh”, tha Monika në një deklaratë për mediat.
Pas daljes nga ambientet e GJKKO, Monika Kryemadhi dha një prononcim për mediat.
“Ka një problem që duhet ta kuptoni. Unë kam deklaruar çdo gjë. Ky është një gjyq publik. Po ju them sërish Edi Rama a e ka deklaruar se kush e ka paguar operacionin dhe kurimin e djalit të tij në Amerikë? Botoks kam bërë sa të doni, operacion plastik jo.
Në telefon janë edhe mesazhe për miellin. Është mielli i Serbisë që erdhi dhe u mbyllën fabrikat e miellit shqiptar”, u shpreh deputetja.
Para GJKKO, Monika Kryemadhi u pyet për shpenzimet jashtë shtetit dhe akuzën për mosdekalrim të ardhurash. Ajo tha se gjithçka e ka deklaruar dhe madje shtoi se xhaketën që kishte veshur e ka Michael Kors.
“Edhe këtë xhaketën Michael Kors e kam, me lekët e mia e kam ble, mos e kam ble gjë me lekët e Ramës, tuat apo të SPAK. Unë i kam deklaruar të gjitha, s’kam frikë për të deklaruar paratë e prindërve që i kanë të deklaruara dhe të fituara”, tha Kryemadhi.
A po merr përsipër fajin për Metën? Kryemadhi: Iliri nuk di sa kushton një shishe ujë se pi ujë çezme! Me faturat jam marrë unë
A po përpiqet Kryemadhi për të lehtësuar pozitën Ilir Metës?
Monika Kryemadhi: “Nuk është përpjekje. Është e vërtetë si drita e diellit. Nuk është marrë Ilir Meta me asgjë. Edha ato dy fatura ia kam paguar unë. Edhe ato dy fatura janë të ndara në zëra dhe nuk ka punë fare. Deklarimin e pasurisë e kam bërë gjithmonë unë, jo ai. Ilir Meta nuk e di sa kushton një shishe ujë se pi ujë çezme”
Kryemadhi iu përgjigj gazetarëve jashtë GJKKO-së