Bota
Përmbytjet gjunjëzojnë Spanjën, shkon në 95 numri i viktimave
Është rritur numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë, duke shkuar në 95.
Ndërkohë qeveria spanjolle ka shpallur tre ditë zie kombëtare.
Spanja e bëri njoftimin ndërsa vendi po përballet me katastrofën më të keqe natyrore në 50 vjet. Këto janë përmbytjet më të këqijat që kanë goditur Spanjën në tre dekada.
Imazhet e kapura nga banorët në celularët e tyre dhe të transmetuara nga televizioni spanjoll tregojnë ujërat e vrullshëm duke marrë para makinat dhe duke përmbytur ndërtesat.
Në disa zona, sasia e shiut që ra në një periudhë 24-orëshe zakonisht bie mbi një muaj, raportojnë mediat spanjolle.
Shirat e rrëmbyeshëm u shkaktuan nga një front i ftohtë që lëviz përgjatë pjesës jugore dhe lindore të Gadishullit Iberik. Përmbytjet e shpejta shkaktuan tashmë probleme serioze që në orët e para, duke detyruar autoritetet e zonave më të prekura që t’u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin çdo udhëtim jo thelbësor.