Connect with us

Kosova

LITARI JASHTE VARRIT/ Trump merr vendime të rëndesishme për Kosovën

Diplomati Edon Cana teksa komentoi fitoren e Donald Trump si president i SHBA dhe ndikimin që kjo pritet të ketë në Ballkan, tha se Trump është një president që merr vendime dhe kryen punë, ndërsa u shpreh optimist se me ardhjen e administratës se re, do të bëhen edhe disa ndryshime të nevojshme për Kosovën.

“Ndjesia ime është se me Donald Trump diçka do të ndodh. Ai është president që merr vendime dhe kryen punë. Për Kosovën kjo do te thote se do te kete me shume qartësi në disa çështje esenciale dhe fondamentale. Ne kemi ish-presidentin e Republikës së Kosovës në Hagë, i cili u ndalua teksa ishte rrugës ne fluturim, për tu takuar me Donald Trump me te cilin do firmoste nje marreveshje te rene me pare dakord mes treshes Trump, Vucic, Thaci. E gjitha kjo duhet te behet transparente, pasi marrëveshja që u nënshkrua më pas nga kryeministri Avdullah Hoti ishte një version shumë i dobët i asaj në të cilën ishin akorduarme pare në parim treshja e presidenteve” – deklaroi diplomati Cana I cili gjithashtu shtoi: –

“Mund të themi që të dy presidentët demokrat ishin shumë të dëmshëm për Kosovën në shumë drejtime jo për shkak të ndonjë vendimi, por për shkak të mos vendimeve strategjike. Obama mendoj se është një nga presidentët më të dobët që pati Amerika për shumë dekada. Nga Joe Biden Kosova kishte pritshmeri shume te medha, por asgje nuk ndodhi. Ishte një lëvizje pa rezultate dhe normal që faji nuk është jetim. Fajtori duhet të kërkohet edhe në Prishtinë… Unë mendoj se me ardhjen e Donald Trump, do rikthehet një momentum i ri, por se çfarë lëvizje do të kemi kjo varet edhe nga Prishtina zyrtare” – theksoi diplomati Cana.

Advertisement