Connect with us

Politike

Teliti: Opozita do t’i rikthehet mosbindjes civile pas miratimit të projekt buxhetit

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, deklaroi në studion e emisionit “3D” të moderatorit Alban Dudushit në RTSH1, se opozita do ti rikthehet mosbindjes civile pas miratimit të projekt buxhetit.

Teliti tha, se gjatë konsultave brenda opozitës por dhe me qytetarët e ndryshëm, ramë në dakordësi që opozita të ishte aktive gjatë diskutimit të ligjit më të rëndësishëm që kalon në Kuvend dhe mos të vazhdonte me mosbindjes sikurse ka ndodhur në seancat e kaluara.

“Opozita shqiptare ka vlerësuar se për nga rëndësia që ka ligji kryesor në një vit kalendarik , që është buxheti i shtetit, i cili shpreh vizionin e një qeveri për vitin e ardhshëm, ne e gjykuam gjatë konsultimit që të jemi në Parlament. Sepse voliste më tepër që të ishim të pranishëm duke gjykuar dhe analizuar buxhetin e shtetit, sesa me mosbindje civile sikurse kemi bërë në seancat e kaluara. Ndaj ne jemi pjesë e Kuvendit dhe mosbindjacivile do të vazhdojë pas pr/buxhetit”.

Mosbindjacivile nuk është objektiv, tha ai, por është instrument.

“Objektivi i opozitës është që të realizojmë pas 12 vitesh kushte për të pasur një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të jenë të pa kontestuara”.

Sakaq Telit theksoi se opozita shqiptare nuk ka rrugë tjetër përveç se të protestojë fuqishëm me çdo mjet demokratik të mosbindjes civile. nuk jemi tërhequr nga mosbindja civile por ajo do të jetë pjesë e aksionit opozitar. ne e kemi vlerësuar që të jemi në Kuvend për të folur për pr/buxhetin.

Advertisement