Aktualitet
Përdhunoi 14-vjeçaren, vihet në pranga abuzuesi 32-vjeçar (Detajet)
Një 32-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi akuzohet se ka abuzuar me një vajzë të mitur. Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, e mitura vetëm 14-vjeç ka denoncuar të riun e identifikuar me inicialet Xh.Ç. Në denoncimin e saj, e mitura pretendon se 32-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur atë dhe gjatë nëntorit kanë kryer marrëdhënie seksuale.
“Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, pasi ka kallëzuar një shtetase 14 vjeçe, se 32-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dhe gjatë muajit nëntor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të,”-njoftimi i Policisë