Connect with us

Aktualitet

A do të rishihet “non grata” për Berishën? Zyrtarja e PD habit me përgjigjen

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edit Harxhi, në një studio televizive tha se fitorja e Presidentit Donald Trump në zgjedhjet amerikane ka rezonuar në Shqipëri, ashtu sikundër në të gjithë Botën.

Por sa është i justifikuar ky entuziazëm në rradhët e demokratëve shqiptarë dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha?

Harxhi shprehet se është plotësisht i justifikuar për shumë arsye. “Mos shikoni vetëm opozitën në Shqipëri, kudo në Botë, konservatorët janë entuziazmuar, pasi ishte një fitore mbi të keqen. Shqipëria ka shërbyer si laborator eksperimentesh, veçanërisht nga George Soros dhe fondacioni për “Shqipërinë e hapur” i financuar nga filantropi. Po të shihni janë disa pika kyçe që janë avancuar në Ballkan në vitet e fundit që çuditërisht kanë dalë nga zyrat e fondacionit Soros. E para është këmbimi i kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë. E dyta është “Open Balkans” dhe e treta është reforma në drejtësi, që në vitin 2015 doli si projekt i këtij fondacioni”, tha Harxhi.

Por a do ta rishohë administrata e re amerikane vendimin për shpalljen “non grata” të Sali Berishës?

Harxhi tha se personalisht e pret një rishikim, duke marrë shkas jo vetëm nga informacionet që ka, por edhe nga qëndrimet e Republikanëve në Senat dhe Kongres.

“Z.Berisha ndodhet në arrest politik, ndërsa Trump u përball me akuza të frikshme. Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio në letrën që i drejtonte Presidentit Joe Biden në shkurt 2024, flet për këtë fenomen, përdorjen e sanksioneve kundër politikanëve të djathtë. E gjithë skema e sanksioneve do të rishikohet. Mendoj se është një çështje administrative në DASH. Z. Berisha është kontrolluar, por nuk është gjetur asgjë, ndaj dhe vendimi ndaj ish-Kryeministrit është administrativ”, tha Harxhi.

Por kur mund të merret në shqyrtim ky vendim?

Harxhi theksoi se administrata e re amerikane si prioritet do të ketë luftën në Ukrainë, agresionin rus në Ukrainë, Lindjen e Mesme, por edhe Ballkani nuk do të jetë jashtë vëmendjes.

“Kemi Lee Zeldin që është pjesë e Qeverisë së re në SHBA, ish-kongresmeni që ishte i pari që kërkoi nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dosjen e Sali Berishës, dhe nuk i është dhënë, dhe i fundit është drejtori i ri i CIA-s, John Ratcliffe, që është mi i shqiptarëve dhe është në dijeni të gjithë zhvillimeve mbi përdorjen e Shqipërisë si një laborator dhe sulmit të madh që i është bërë opozitës”, tha Harxhi.

Advertisement