Bota
26 vjeçarja italiane: Unë kam kancer por problemi im je ti me Covid (VIDEO)
Një e re nga Italia është bërë pjesë e një fushate ndërgjegjësuesë për njerëzit që nuk respektojnë masat e vendosura anti-Covid.
Martina Luoni është një 26-vjeçare e diagnositkuar me kancer që ka realizuar një video në rajonin e Lombardisë në mënyrë që të sensibilizojë qytetarët që nuk respektojnë masat e Covid që janë vendosur.
Në videon e realizuar Martina ka thënë se problemi më i madh i saj janë njerëzit e pandërgjegjshëm që nuk respektojnë masat anti-Covid dhe që nuk vendosin maskë më momenttet që dalim nga shtëpia, dhe se sëmundja vdekseprurëse që ka.
“Unë kam kancer, por problemi im i vërtetë jeni ti. Ju që nuk vendosni maskë, ju që kaloni më shumë kohë jashtë sesa në shtëpi, ju që nuk kujdeseni për rregullat. A nuk e kuptoni që kjo është mënyra e vetme për të mos mbushur spitalet?”, ka thënë ajo.
Që nga fillimi i pandemisë në Itali kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 1,066,401 persona, ndërsa 43,589 kanë humbur jetën.