Connect with us

Kosova

CILI JENI JU ZOTI HILL, që e trajtoni kokën e Vuçiçit si lëpirëse

“Mendoj se shumica e serbëve duan ta shohin Serbinë si pjesë të Bashkimit Evropian , të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin, ashtu siç mbështesin të drejtat e njeriut dhe lirinë e mediave kudo në botë” – keshtu tha ambasadori amerikan Christopher Hill në një intervistë për FoNet dhe vuri në dukje se si diplomat i huaj, ai nuk mund të zgjidhë çështje specifike të një vendi, por edhe saktësoi se duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur vendosim kufirin, sepse disa çështje duhet t’i zgjidhin qytetarët serbë, e jo diplomatë të huaj.

Hill nuk ka dashur të komentojë incidentin dhe sulmin e përfaqësuesve dhe simpatizantëve të partisë në pushtet ndaj partive opozitare, por ka theksuar se “njerëzit e politikës” duhet të qetësohen.

I pyetur për vlerësimin se ekziston një “regjim hibrid” në Serbi, Hill u përgjigj se nuk do të hynte në përshkrimin se si e shohin SHBA-ja gjendjen e demokracisë serbe.

Kur u pyet për një raport të Amnesty International se autoritetet serbe përdorin spiune për të monitoruar telefonat e disidentëve politikë, Hill tha se nuk mund të komentonte shumë mbi raportin.

Kur u pyet për sanksionet e shpallura amerikane kundër Industrise Serbe te Naftes, ambasadori amerikan u shpreh se ai ende nuk mund ta konfirmonte atë informacion, por tregoi një shkallë të lartë shqetësimi për Rusinë dhe investimet e saj në Serbi, si dhe në vende të tjera, të cilat ajo i përdor për luftën e saj në Ukrainë.

Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ai vlerësoi se tani mund të jetë koha e duhur për të “shtypur” butonin për rinovimin e bisedimeve që po zhvillohen nën patronazhin e BE-së dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë dallime në lidhje me Kosovën, te cilen SHBA e konsideron shtet të pavarur.

Advertisement