Connect with us

Pinknews

Tre arsyet që shtynë Parashqevi Simakun që të humbiste kontrollin mbi jetën e saj

Sociologia Entela Binjaku ka folur  lidhur me gjendjen e artistes Parashqevi Simaku e cila u gjet e pastrehë në një stacion treni në SHBA.

Në një intervistë, ajo u shpreh se mund të jenë tre arsyet që mund ta kenë çuar artisten e madhe në këtë stad të jetës pas shkëlqimit për vite me radhë në skenë.

“Drama e shkëputjes së fëmijës nga nëna është aq e madhe sa ta çojë njeriun në kufirin e një njeriu të pastrehë, pa të ardhura dhe ngulmon në një të drejtë që vjen një çast dhe e lodh njeriun. Mendova se është mënyra si ajo ka përjetuar këtë shkëputje të saj si nënë prej djali, që mund ta ketë bërë të humbiste kontrollin mbi jetën e saj, apo zhgënjimi i ëndrrave të saj për të shkuar larg. Sigurisht jeta vetmitare pa të afërmit, pa familjen e bën njeriun të shkojë deri në denatyrim të jetës së saj”, shprehet ajo ndër të tjera.

Advertisement