Connect with us

Aktualitet

“Fantomasi, njeri fallco” – Arjan Çani flet për sherrin ne Blendi Fevziun!

Gazetar Arjan Çani, i ftuar në podcast-in “Të Pashoq”, sqaroi përplasjen e tij me kolegun Blendi Fevziu.

Çani foli për pseudonimin që pushtoi rrjetin, “Fantomasi”, etiketim që u mendua nga të gjithë se ishte për kolegun e tij.

Pse nuk e shfaq shumë anën që udhëton, sepse unë e di që ti udhëton shpesh?

Çani: Nuk e tregoj. Është shumë personale, shumë intime prandaj.

Me qenë se ra fjala, m.q.s jemi këtu, s’tu kujtua ndonjë person me këtë pyetje? U bë shumë virale, pse u zure me Fevziun?

Çani: S’jam zënë asnjëherë me Fevziun. Asnjëherë të betohem!

Si s’je zënë, ti i thua Fantomas?

Çani: Po ti pse mendon që Fevziu është Fantomasi?

Po tani nëse më fyen inteligjencën e kalojmë…

Çani: Jo më vjen keq, ti ashtu e ke marrë se Fantomasi mund t’i ngjajë. Edhe një herë Fantomasi është simboli njeriut ‘fake’ që jeton për të tjerët, për sytë e botës. Tani n.q.s ty të ka shkuar mendja tek ai…!

Po pse te Rakipi nuk shpërtheve ti?

Çani: Po por nuk kam përmendur emra. Them Fantosmasi kështu kot. Ti çfarë pret. Unë nuk jam aq vulgar sa të përmend emra nëpër emisione sepse s’kam përmendur asnjëherë. Unë po ta them prapë, Fantomas. Unë gjithë njerëzit ‘fake’ ose të shtirur i përmbledh me Fantomas, nuk ka të bëjë me këtë personazh.

Advertisement