Connect with us

Aktualitet

Emergjencë mjekësore në tragetin Durrës-Bari, gruaja shtatzënë humb fëmijën

Kapiteneria e Portit Durrës përmes një njoftimi ka bërë me dije se trageti që ishte nisur drejt Barit ka bërë një kthim të detyruar. Trageti ishte nisur nga Porti i Durrësit në orën 13:00 por në 15:50 Kapiteneria mori një njoftim për një emergjencë mjekësore.

Më tej bëhet me dije se një grua shqiptare ka bërë abort spontan. Gruaja e sëmurë u tranporstua me një rimorkiator dhe hyri në port në orën 18:00. Ajo më pas është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spital.

Njoftim i plotë:

Kapiteneria e Portit Durrës ju bën me dije se: Pas njoftimit të marrë në orën 15:50 nga Af Marina, e cila ishte nisur nga Porti i Durrësit në orën 13:00 (me dy korsi) në drejtim të Barit, për një emergjencë mjekësore (abort spontan) të një shtetaseje shqiptare, u urdhërua kthimi i tragetit në radë. Po ashtu, u vendos në gatishmëri rimorkiatori “Joni” për të shkuar në radë dhe marrë shtetasin e sëmurë.

Në bashkëpunim me autoritetet portuale, u vendos gjithashtu në gatishmëri ambulanca e APD-së për transportin e shtetases në spital. Në orën 17:15, shtetasja u ngarkua në bordin e rimorkiatorit M/S “Joni”, dhe në orën 18:00 ai hyri në port. Në orën 18:05, shtetasja u ngarkua në ambulancë në terminalin e pasagjerëve për t’u transportuar në spital.

Advertisement