Connect with us

Kronike

Klement Çala refuzon rifutjen në regjimin “41 Biss”, avokatja-SPAK: Ka sjellje të mirë

Klement Çala ka kundërshtuar futjen në regjimin “41 biss”. Në seancën e sotme, Çala ka dalë para trupës gjykuese të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesën për “liri”. Avokatja e tij, Eviola Shehu kërkoi nga SPAK që të arsyente se përse klienti i saj duhet që të mbahej në regjim të posaçëm.

Në mbrojtje të klientit të saj, ajo u shpreh se nuk ka asnjë arsye për ta mbyllur Çalën në “41 biss”, pasi shkresat e mëparshme të burgjeve ku ai ka vuajtur dënimin e përshkruajnë si një të dënuar me “sjellje pozitive” dhe që kurrë nuk është kapur me sende të ndaluara.

Në këto kushte, seanca u shty në 27 janar për t’i lënë kohë SPAK që të japë argumentet.

Për grabitjen spektakolare të 4.6 milionë euro në mes të aeroportit kombëtar të Rinasit, në prill të vitit 2019, Gjykata e Posaçme dha vendimin në muajin Tetor 2023 duke dënuar me 122 burg, 7 antarët e grupit kriminal. Numri dy i bandës, Klement Çala do të qëndrojë pas hekurave për 20 vite

Advertisement