Connect with us

Pinknews

Meqë jeni sjellë si shpellarë/ Hapet zarfi i zi, kush do të eliminohet të shtunën

Hapet zarfi i zi.
“Vëllai i madh ka konstatuar se disa prej jush, në mënyrë të përsëritur, nuk kanë zbatuar rregulloren e ‘Big Brother VIP’. Sjellja nga ajo që pamë janë rreptësisht të ndaluara në një format që ndiqet nga miliona shqiptarë në të gjithë botën. Për këtë arsye, Vëllai i Madh ka vendosur që G Bani, Gjesti, Klajdi dhe Rozana, me qëllimin e reflektimit dhe përmirësimit të sjelljes së tyre, nga ky moment deri në një kohë të pacaktuar, do të jetojnë në një pjesë tjetër të shtëpisë”, ishte përmbajtja e zarfit të zi.

Katër banorët u dërguan në një ‘shpellë’, meqë “janë sjellë si shpellarë”, sikurse u shpreh moderatori Ledion Liço. Po ashtu, G Bani, Gjesti, Klajdi dhe Rozana janë në një nominim me njërin tjetrin dhe në shtëpi do të rikthehen vetëm tre prej tyre, pasi të shtunën njëri eliminohet.

Advertisement