Connect with us

Aktualitet

Përndiqte 4 vajza të mitura, arrestohet 41-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçari cili përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura.

Gjithashtu është vënë nën hetim një 35-vjeçar, i cili ishte pasagjer në makinën me të cilën 41-vjeçari përndiqte të miturat.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi F. K, 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të cilën lëvizte 41-vjeçari i arrestuar, i cili përndiqte shtetaset e mitura”, njofton policia

Advertisement