Connect with us

Kronike

“Pse më bulizojnë mua?”/ Vetëvrasja e 15-vjeçares, zbulohet letra e saj

Detaje të reja dalin janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në  Gjirokastër, ku një vajzë 15 vjeçare i dha fund jetës duke u vetëvarur në banesë. Por kush ishin arsyet që e çuan adoleshenten në vetëfilijim?

Në sendet personale të vajzës, familjarët mësohet se kanë gjetur një letër të shkruar në anglisht, në të cilën ajo rrëfente dhimbjen dhe izolimin që ndiente për shkak të bullizmit. “Pse më bullizojnë mua?”, shkruante 15-vjeçarja.

Ndërkohë, sipas informacioneve nga policia, mësohet se ditën e ngjarjes, vajza ishte larguar nga shkolla tre herë gjatë ditës, duke u kthyer në banesë, por aty ndodhej i ati. Vetëm pasi gjeti një moment kur ishte e vetme në shtëpi, ajo vendosi t’i japë fund jetës.

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që mund ta kenë shtyrë të renë drejt vetëvrasjes.

Kjo është vetëvrasja e dytë e një të riu në Gjirokastër brenda një muaji, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin dhe përgjegjësinë e institucioneve arsimore, përfshirë psikologen e shkollës.

Advertisement