Politike
Rama në panelin “Zgjerimi i BE-së”: BE duhet të shkundet nga gjumi…

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në panelin “Zgjerimi i BE-së” në Mynih, theksoi nevojën urgjente për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Kur e nisa këtë proces isha me flokë të zeza. Për këtë proces Netflix mund të bëjë sy seriale, për Europën mund të thojë pacienti me 27 mjekë, ishin 28 por njëri u çmend. SHBA do të ishte shfaqja me një sherif. Unë e shoh nga ajo pjesë jashtë BE. Është një shumë e mirë që ka ndodhur se Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për ca kohë.
Për t’ju kthyer pyetjes suaj mendoj që BE duhet të ndajmë mendjen për atë ç’po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt nesh dhe sa i takon ritimit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor. Ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin bazuar në meritë, duhet të jetë për të drejtën e votës në Këshillin Europian”-u shpreh Rama në Mynih.

