Bota
Nuk mjaftojnë viktimat dhe ferri në gërmadha, Izraeli ndërpret energjinë elektrike në Gaza

Ministri izraelit i Energjisë dhe Infrastrukturës, Eli Cohen, ka nënshkruar një urdhër që bën thirrje për ndërprerjen e transmetimit të energjisë elektrike në Rripin e Gazës.
Dokumenti, i datës 9 mars 2025, thotë se masa u miratua sipas kompetencave të dhëna nga licenca e dhënë Korporatës Elektrike të Izraelit në 1997, duke specifikuar se ministri autorizoi pezullimin e menjëhershëm të furnizimit me energji elektrike në enklavën palestineze.
“Unë urdhëroj të licencuarin që të ndërpresë shitjen e energjisë elektrike në Rripin e Gazës”, thuhet në urdhrin e nënshkruar sot, sipas të përditshmes izraelite “Israel Hayom”.

