Connect with us

Bota

“Mmasakër e paparë”/ Trump i ‘përgjërohet’ për paqe Putin? Bisedimet me armëpushim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i kërkoi homologut të tij rus Vladimir Putin që t’ua kursejë jetën mijëra ushtarëve ukrainas të rrethuar nga forcat e Moskës në rajonin e Kurskut. Këtë e pohoi vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë në një mesazh në rrjetin social Truth, ku njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e Kremlinit.

“Ka një shans shumë të mirë për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme, të përgjakshme. Por tani mijëra pjesëtarë të shërbimit ukrainas janë plotësisht të rrethuar nga ushtria ruse, në një pozitë shumë të keqe dhe të cenueshme. Unë i kërkova me forcë presidentit Putin që t’u kursejë jetën. Do të ishte një masakër e tmerrshme, e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zoti i bekoftë të gjithëve!!!”, përfundon presidenti amerikan në mesazhin e tij.

“Ne jemi dakord me propozimet për të ndaluar veprimet ushtarake,” tha Putin dje në një konferencë shtypi pas bisedimeve me liderin bjellorus Alexander Lukashenko , duke theksuar se ky propozim do të pranohet vetëm nëse ky hap çon në paqe të qëndrueshme.

“Kjo ndërprerje (e armiqësive) duhet të çojë në paqe të qëndrueshme dhe të eliminojë shkaqet rrënjësore të kësaj krize”, shtoi kreu i shtetit. Situata në rajonin e Kurskut “është plotësisht nën kontrollin e Rusisë dhe njësitë (të Forcave të Armatosura të Ukrainës) që pushtuan territorin tonë janë plotësisht të izoluara”, vazhdoi presidenti rus.

 

 

“Grupi i armatosur (ukrainas) që pushtoi territorin tonë është i izoluar. Ky është izolim total dhe kontroll total i fuqisë së tyre të zjarrit. Nëse do të ketë një rrethim fizik në ditët në vijim, askush nuk do të mund të largohet nga ai territor. Do të ketë vetëm dy mënyra: dorëzohu ose vdis. Në këto kushte, mendoj se do të ishte shumë pozitive që pala ukrainase të vendose një armëpushim prej të paktën 30 ditësh dhe ne jemi në favor të kësaj”, tha Putin.

Advertisement