Kosova
Kosova ka dështuar të flasë me Naton-n, Rutte e vuri edhe një herë në dukje

Profesori Abit Hoxha ne nje shkrim autorial shkruan se Kosova ka disa vite që ndërton në publik iluzionin për anëtarësimin në NATO pa shpjeguar disa çështje shumë të rëndësishme. Sipas tij, edhe pse Kosova ka bërë disa hapa të rëndësishëm në relacionet me Aleancen veriatlantike, marredhenia me NATO-n ka qenë i komplikuar.
“Në Kosovë, diskutimi publik është pothuajse tërësisht ai politik. Procesi për anëtarësimin në NATO shihet si aplikim dhe shqyrtim nga NATO, ndërsa e vërteta është se të gjitha shtetet anëtare duhet të ratifikojnë ftesën për anëtarësim duke përfshirë vendimin e ShBA-ve që përfshin vendimin nga Kongresi. Vizita e fundit e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, dëshmon se NATO ende e sheh Kosovën si faktor, e cila nuk arrin të përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë ndërkombëtare dhe e sheh Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) si forcë reaguese humanitare me mision civil ndaj fatkeqësive natyrore apo njerëzore” – ka shkruar Hoxha.
Sipas tij, përveç kushteve formale që varen shumë nga konteksti politik, ka disa argumente që duhen shtjelluar për të kuptuar saktë këtë çështje.
“Është se në të vërtetë, Kosova ka dështuar të rreshtohet me bashkësinë ndërkombëtare dhe vazhdon të keq lexoj situatën në raport me organizatat ndërkombëtare për demokracinë në vend dhe diversitetin në vend. Ndërhyrjet e fundit në veriun e vendit, sado që janë legjitime, nuk ishin në interesin më të mirë të objektivave strategjike të Kosovës për anëtarësim në NATO. Gjithashtu, deklaratat në platforma digjitale e rrjete sociale janë të pamjaftueshme kur duhet shpjeguar thelbi për situatën e krijuar me mungesën e implementimit të marrëveshjes për Asociacionin, regjistrimet e veturave dhe aspekte tjera që në sytë e partnerëve ndërkombëtarë kanë vështirësuar jetën e minoritetit serb në veri. Kosova ka mungesë të përkrahjes nga BE-ja dhe ShBA-të për situatën në veriun e Kosovës. Për këto arsye, ajo sot gjendet nën masa sanksionesh nga BE-ja” – ka theksuar analisti i njohur

