Shqipëria nis kualifikueset e Botërorit ndaj Anglisë, në përballjen e të premtes në “Wembley”. Pavarësisht nivelit shumë të lartë të kundërshtarit, kuqezinjtë do të tentojnë të bëjnë paraqitje pozitive. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i kombëtares, Sylvinho u dha përgjigje, pyetjeve të ndryshme të gazetarëve të pranishëm.

Që në fillim ky grumbullim ka nisur me probleme në mbrojtje. Sa të vështirë e bën, duke ditur që përballemi me një nga ekipet me sulmin më të mirë në Europë

Kemi pasur disa probleme me Ismajlin dhe Kumbullën gjatë javës. Pasditen e sotme do të kemi stërvitjen e fundit që do të vlerësojmë lojtarët. Kemi edhe opsione të tjera si Ajeti dhe Mihaj dhe do marrim një vendim.

Koha e përgatitjes e vogël, a mjafton për të përballuar Anglinë?

Do të jetë e vështirë, por dhe e këndshme. E vërtetë që nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur. E kemi diskutuar dhe mes trajnerësh në FIFA, sa e vështirë është. Mos harrojmë që kemi ndeshje dhe ndaj Andorrës. Do jetë e vështirë sepse nuk ka mjaftueshëm kohë. Kemi përdorur video, diskutime me lojtarët, ato vijnë të lodhur duke qenë se kanë sezone të gjata. Nesër do vendosim për titullarët.

Tuhel e njihni, sa ndryshon tani si përballje me kombëtaret?

Futbolli i pabesueshëm. Mund të ndodhë çdo gjë. Kemi studiuar Tuher dhe futbollin anglez. E dimë si luan. Janë 90 minuta të gjata, për t’u shijuar dhe për të marrë përgjegjësi. Jemi të përqëndruar dhe të përgatitur.

Do të ndryshoni diçka nga skema?

Tuhel i mirë, i ri dhe fitues me shumë energji. Nuk ka rëndësi si do luajmë. Ata janë ekip i fortë, me shumë cilësi fizike dhe teknike. Luajnë mirë 1 kundër 1. Do tentojmë për diçka të veçantë. Kemi punuar në aspektin difensiv dhe ofensiv. Ndeshja e parë është sfiduese dhe e vështirë.