Politike
Partia Socialiste hap zyrtarisht fushatën elektorale! 12 qarqet prezantohen me këngë e valle

Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Një fushatë ndryshe, ku në sheshin ‘Skënderbej’, 12 qarqet po prezantohen sipas radhës me këngë e valle tradicionale.
Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Blendi Klosi, mbajti fjalën i pari në hapjen e fushatës së PS. Gjatë fjalës së tij Klosi tha se PS do të merrë 1 mln vota. Pas qarkut të Dibrës, i cili hapi dhe fushatën elektorale, ka ardhur qarku i Fierit. Në prezantimin e qarkut të Fierit, PS-ja ka marrë grupin muzikor elitë të Fierit, ‘Free Mc’, të cilët kanë kënduar këngën ‘Vish Fustanin me Toka’.
Për të prezantuar ekipin e Durrësit, PS ka vendosur që të këndojnë këngën e grupit legjendar italian ‘Ricchi e Poveri’ ‘Sarà perché ti amo’. Pasi përfundoi kënga, ka marrë fjalën drejtuesja e këtij qarku Emiriana Sako.

